Na ndiqni edhe në

Bota

Historia e vajzës që kaloi pandeminë në Arktik!

Historia e vajzës që kaloi pandeminë në Arktik!

Përveç divanit, filmave dhe ushqimit, ndoshta dhe pak palestër, ka nga ata që kanë kaluar izolimin e kovidit në Arktik, vetëm. Kjo është historia e Valentina Miozzo-s, blogerja e Viaggiare Libera, e cila përfundoi në Arktik ku kaloi pjesën më të madhe të bllokimit të pandemisë së koronavirusit. Vajza, në fakt, për shkak të kovidit u desh të ndërpresë udhëtimet e saj, me profesion ajo është një udhërrëfyese e natyrës dhe udhëtimeve. Në shtator të vitit 2020 kishte një pikë kthese në karrierën e saj kur, përmes Instagram-it, asaj iu ofrua të menaxhonte një hotel të vogël në Kongsfjord, një qytet norvegjez me vetëm 28 banorë. Ajo nuk e mendoi për asnjë moment, por menjëherë tha po dhe qëndroi atje për 7 muaj. "Asnjë mace, pa pemë, vetëm hapësira akulli, myshqe dhe disa bimë të rralla", rrëfen ajo.

"Nuk kisha pritshmëri. E dija që po shkoja në një vend shumë të izoluar, ata më paralajmëruan. E dija që ishte ekstreme dhe e dija që ishte tundra e Arktikut por kurrë nuk kisha qenë në Norvegji, ”shton ajo.

Me pak fjalë, asgjë dhe askush nuk mund ta ndalonte, madje as kovidi. Valentina Miozzo, pra, mori valixhet dhe u nis për një përvojë që do të rezultonte e pabesueshme. Kjo do të ndryshonte jetën e saj. Ajo tregon se ka përjetuar muajt më të ftohtë (dhjetor dhe janar) kur në Rrethin Arktik është natë 24 orë në ditë. "Unë nuk kam vuajtur kufizimet e pandemisë sepse kam kërkuar të drejtën time për të qëndruar ende, për të mos udhëtuar. Kam jetuar dy muaj errësirë, duke përjetuar plotësisht natën polare, takova fshatin ku jetoj dhe banorët e tij të mrekullueshëm. Për gjashtë muaj nuk jam larguar asnjë moment", rrëfen ajo. Sipas saj, kjo përvojë mbetet e paharrueshme,/M.M-dritare.net