Irani sulmon me dronë aeroportin e Kuvajtit, 1 i vdekur dhe mbi 60 të plagosur
Dritare.net

Një person ka humbur jetën dhe më shumë se 60 të tjerë janë plagosur pas sulmeve me dronë iranianë në aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit, sipas autoriteteve lokale.
Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit e cilësoi sulmin si “agresion kriminal iranian”, ndërsa Ministria e Jashtme njoftoi se janë dëmtuar edhe disa misione diplomatike në vend.
Sulmi është marrë përsipër nga Garda Revolucionare e Iranit (IRGC), e cila tha se ishte hakmarrje ndaj sulmeve amerikane në një tanker nafte iranian dhe në ishullin Qeshm, si dhe për objektiva amerikane në rajonin e Gjirit.
Sipas Shteteve të Bashkuara, forcat amerikane kanë kryer më herët sulme “vetëmbrojtëse” ndaj Iranit dhe kanë rrëzuar disa dronë dhe raketa të lëshuara drejt Kuvajtit dhe Bahreinit.
Viktima e vetme e konfirmuar është një shtetas indian, ndërsa disa të tjerë nga India janë mes të plagosurve, sipas Ministrisë së Jashtme të Indisë, e cila dënoi sulmin dhe bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit.
Pas ngjarjes, Kuvajti dëboi dy diplomatë iranianë dhe thirri përfaqësuesin diplomatik të Teheranit, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar mes SHBA-së dhe Iranit./K.C/dritare.net