Na ndiqni edhe në

Bota

Ish-CEO i OpenAI, Sam Altman i bashkohet Microsoft-it!

Ish-CEO i OpenAI, Sam Altman i bashkohet Microsoft-it!

Microsoft ka punësuar Sam Altman për të fuqizuar përpjekjet e tij kërkimore për inteligjencën artificiale, vetëm disa ditë pasi bashkëthemeluesi i OpenAI u shkarkua si CEO.

Greg Brockman, një tjetër bashkëthemelues i kompanisë pas ChatGPT, po i bashkohet gjithashtu Microsoft si mbështetësi më i madh financiar i startup-it. Brockmann dha dorëheqjen si president i OpenAI pasi Altman u shkarkua. Ndërkohë, Emmett Shear, ish-CEO i shërbimit të transmetimit të Amazon Twitch do t'i bashkohet OpenAI si CEO i përkohshëm, citon CNN.

“Mezi presim të njohim Emmett Shear. Jemi jashtëzakonisht të emocionuar për të ndarë lajmin se Sam Altman dhe Greg Brockman do t'i bashkohen Microsoft-it për të udhëhequr një ekip të ri të avancuar të kërkimit të AI”, tha CEO i Microsoft Satya Nadella në një postim në X.

Microsoft është investitori më i madh i OpenAI. Altman do të jetë CEO i grupit të ri, tha Nadella në postimin e tij. Në një postim në X, Shear e përshkroi anëtarësimin tek OpenAI si një mundësi një herë në jetë.

“E mora këtë punë sepse besoj se OpenAI është një nga kompanitë më të rëndësishme që ekziston aktualisht. Kur bordi më kërkoi të merrja rolin, unë nuk vendosa lehtë”, shtoi ai.

Detajet e shkarkimit të Altman mbeten të paqarta./M.K-dritare.net