Na ndiqni edhe në

Bota

Itali/ 50-vjeçari fsheh për dy 2 vjet trupin e nënës së vdekur, i merrte pensionin!

Itali/ 50-vjeçari fsheh për dy 2 vjet trupin e nënës

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Itali, teksa një 50-vjeçar ka mbajtur në dollap trupin e nënës së vdekur për dy vjet rresht. Arsyeja, të mbante pensionin e saj. Ka qenë partnerja e tij, që e ka zbuluar këtë dhe ka njoftuar policinë.

Ajo u tha efektivëve se burri i saj i kishte rrëfyer se kishte mbyllur në dollap trupin e nënës së tij 80-vjeçare e cila kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrore, që në vitin 2019. 50-vjeçari tashmë do të hetohet për fshehje të kufomës dhe mashtrim të shtetit./M.M-dritare.net