Na ndiqni edhe në

Bota

Italia ndryshon masat/ Nga 6 gushti certifikata e vaksinimit e detyrueshme për personat mbi 12 vjeç

Italia ndryshon masat/ Nga 6 gushti certifikata e vaksinimit e detyrueshme

Rritja e infektimeve në Itali bëri që qeveria të marrë masa të reja shtrënguese. Nga 6 gushti çdo person mbi 12 vjeç duhet të ketë me vete kartën jeshile për të hyrë në restorante të mbyllura dhe për të konsumuar një drekë-darkë, për të shkuar në palestra, teatro, kinema dhe evente sportive dhe kulturore.

"Personat që kanë certifikim të përshtatshëm mjekësor përjashtohen.”, thuhet mes rregullave të miratuara nga Këshilli i Ministrave.

Dekreti përcakton se certifikata e marrë pas dozës së parë të vaksinës është e vlefshme në zonën e bardhë dhe për 9 muaj. Në zonat e verdha, portokalli dhe të kuqe, kjo certifikatë është e vlefshme për qasjen në të gjitha shërbimet dhe aktivitetet e lejuara dhe në kushtet e parashikuara për zonat individuale.

Italia ndryshon masat/ Nga 6 gushti certifikata e vaksinimit e detyrueshme

Ata që kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ata që kanë një certifikatë shërimi brenda gjashtë muajve të fundit, që kanë kryer një test molekular ose antigjeni në 48 orët e fundit dhe kanë dalë negativë, lejohen të marrin kartën e gjelbër ose certifikatën e vaksinimit. Ata që duan të marrin dhe shkarkojnë kartën e gjelbër duhet të marrin një mesazh me kodin automatik, i cili duhet të futet në faqen e internetit dgc.gov.it ose në aplikacionin Immuni./K.C/dritare.net