
Ja çfarë duhet të përmbajë pjata juaj për shmangur goditjet në zemër!
Dritare.net
Dietat me bazë bimore luajnë një rol kryesor në mirëfunksionimin e zemrës. Disa studiues në Danimarkë treguan se dietat vegjetariane dhe vegane ulin ndjeshëm nivelet e kolesterolit dhe yndyrave në gjak që rrisin sulmet në zemër.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se sëmundjet kardiovaskulare vrasin rreth 18 milionë njerëz çdo vit.
Sipas studiueses daneze, prof. Frikke-Schmidt nga të dhënat e përdorura doli në përfundimin se konsumi i dietave me bazë kryesisht bimore ul rrezikun për sëmundje kardiovaskulare me 20%.
Ajo tha se mishi nuk duhet të përjashtohet, por mesazhi i rëndësishëm është që pjatat të jenë me bazë bimore.
"Jo të gjitha dietat me bazë bimore janë të barabarta," tha një tjetër studiues, prof Aedin Cassidy, nga Universiteti Queen's Belfast. Ai tha për BBC se dhe dieta të tilla si ato që përfshijnë karbohidrate të rafinuara, ushqime të përpunuara të larta në yndyrë ose kripë, janë gjithashtu të pashëndetshme./A.ZH-dritare.net

















