Na ndiqni edhe në

Bota

Ja si komunikon Michael Schumacher me familjen e tij!

Ja si komunikon Michael Schumacher me familjen e tij!

Elisabetta Gregoraci, ish-bashkëshortja e Flavio Briatore, ka folur për mënyrën se si familja e Michael Schumacher ka komunikuar me të që nga aksidenti i tij i rëndë në 2013.

Sipas deklaratave të saj, Schumacher nuk mund të flasë, por komunikon me sytë e tij. Ky komunikim është i kufizuar dhe vetëm tre persona kanë akses tek ai, ndërsa familja e tij është zhvendosur në Spanjë, ku është ngritur një spital rezidencial për rehabilitimin e tij. Megjithëse detajet për gjendjen e tij shëndetësore mbeten të kufizuara, ky komunikim joverbal është metoda kryesore me të cilën Schumacher ndërvepron me familjen e tij. Deklaratat e Gregoracit shkaktuan shumë reagime, pasi familja e Schumacher ka zgjedhur që jetën e tij private ta mbajë larg syrit të publikut.

Ky informacion është publikuar nga media të ndryshme dhe është në përputhje me deklaratat e rralla të viteve të fundit për gjendjen shëndetësore të Schumacher, pasi familja e tij përpiqet ta mbrojë atë nga publiciteti i panevojshëm./K.C/dritare.net