Na ndiqni edhe në

Bota

Japonia miraton projektligjin e ri për kujdestarinë e përbashkët!

Japonia miraton projektligjin e ri për kujdestarinë e

Parlamenti japonez ka miratuar projektligjin e ri i cili do të lejojë çiftet e divorcuara të ndajnë kujdestarinë e fëmijëve të tyre, nga viti 2026.

Tradicionalisht, kujdestaria i jepet një prindi të vetëm, por nga dita e djeshme Japonia do të jetë vendi i parë nga G7 që do të njohë konceptin ligjor të kujdestarisë së përbashkët. Pas këtij projektligji, çifti është i lirë të vendosë për kujdestarinë por nëse të dy palët shkojnë në gjykatë, gjyqtari ia jep kujdestarinë njërit prind, citon BBC.

Por jo të gjithë janë të kënaqur me projektligjin e ri të kujdestarisë së përbashkë. Disa avokatë të të drejtave të grave thonë se projektligji i ri do t'i detyronte gratë që kanë akuzuar burrat e tyre për dhunë në familje të mbajnë lidhje me ta./ M.K-dritare.net