Na ndiqni edhe në

Bota

Jennifer Aniston dhe David Schwimmer në një lidhje? Ja çfarë thonë mediet amerikane!

Jennifer Aniston dhe David Schwimmer në një lidhje? Ja

Aktorët e serialit të famshëm “Friends” Jennifer Aniston dhe David Schwimmer janë në një lidhje? Në fakt kjo nuk është folur nga vetë çifti, por një burim i afërt me ta tha se po. Ashtu si Ross dhe Rachel te Friends ndoshta tani Jen dhe David janë çift në jetën reale.

Jennifer Aniston dhe David Schwimmer në një lidhje? Ja

Nëse ky lajm është i vërtetë, atëherë do të ishte historike, pasi Ross dhe Rachel, një nga çiftet më të mëdhenj në një nga shfaqjet televizive më të mëdha të të gjitha kohërave tani ndoshta janë në krahët e njëri-tjetrit.

Jennifer Aniston dhe David Schwimmer në një lidhje? Ja

Yjet e "Friends" deklaruan hapur ndjenjat e tyre të fshehta për njëri-tjetrin gjatë "Friends: The Reunion”, dhe pasi mbaruan xhirimet ata filluan të takoheshin më shpesh, tha një burim për revistën “Closer”:

Pas ribashkimit u bë e qartë se kujtimet e së kaluarës ngjallën ndjenja te të dy dhe se kimia mes tyre ishte akoma. Ata filluan të shkruajnë mesazhe menjëherë pas xhirimeve dhe muajin e kaluar, David iku nga shtëpia e tij në Nju-Jork për të takuar Jen në LA. Ata kanë kaluar kohë në shtëpinë e Jen, ku ajo ka gatuar darka dhe kanë shijuar kohën bashkë duke biseduar dhe qeshur.

Jennifer Aniston dhe David Schwimmer në një lidhje? Ja

Por përfaqësuesit e Schwimmer dhe Aniston mohuan thashethemet për Fox News. Schwimmer pranoi se ai pati një afeksion të madh për Jen gjatë ribashkimit në maj dhe Aniston i tha James Corden se dhe ajo kishte afeksion ndaj tij gjatë serialit nga 1994 në 2004-ën. Por vetëm kaq./K.C/dritare.net