
Jennifer Aniston zgjedh të qëndrojë larg nga të pavaksinuarit
Dritare.net
Jennifer Aniston nxiti disa zëra kur tha kohët e fundit se "kam humbur disa njerëz në rutinën time javore, të cilët kanë refuzuar të vaksinohen kundër Covid-19".
Aniston e bëri vërejtjen për In Style, dhe pothuajse menjëherë njerëzit në mediat sociale po ofronin opinionet e tyre. Ajo postoi disa nga komentet kritike në llogarinë e saj të verifikuar në Instagram.
Ylli i "Friends" postoi komentin e një personi në të cilin shkruhej: "Por nëse ajo është e vaksinuar, ajo është e mbrojtur? Pse të shqetësohet për të pavaksinuarit rreth saj?"
Aniston u përgjigj "Sepse nëse e ke variantin, prapë mund të jesh ngjitës".
Covid-19 ende mund të transmetohet tek ata që janë vaksinuar, por vaksina mbron nga dëmtimet serioze ose vdekja./M.T/dritare.net

















