Na ndiqni edhe në

Bota

Kamala Harris flet për herë të parë që nga vendimi i Biden për t'u larguar nga gara

Kamala Harris flet për herë të parë që nga vendimi i

Zëvendpresidentja e SHBA-së Kamala Harris është e nominuara e presidentit Joe Biden për të qenë kandidate për presidente në zgjedhjet e nëntorit. Sot zonja Harris foli për herë të parë pas nominimit nga Biden. Harris e fillon fjalimin e saj me një deklaratë për Joe Biden, i cili nuk mori pjesë në miting sepse është me Covid-19.

"Po, mund të duartrokisni.”, i thotë ajo turmës pasi renditi arritjet e tij. Ajo thotë se është “thellësisht mirënjohëse për shërbimin e tij ndaj kombit tonë.”. Më pas ajo ia lë fjalën një prej sportistëve duke përfunduar komenti e shkurtër. Ajo nuk foli fare për kandidaturën e saj. Por pa dyshim, komentet e saj për presidentin ishin një shenjë e vendimit të tij për t'u larguar nga fushatën presidenciale. Ajo do të shkojë në Delaware pas kësaj ngjarje për t'u takuar me stafin e fushatës./K.C/dritare.net