Na ndiqni edhe në

Bota

Kanadaja, vendi i parë që autorizon vaksinën Pfizer për grupmoshën 12-15 vjeç!

Kanadaja, vendi i parë që autorizon vaksinën Pfizer për

Kanadaja është bërë vendi i parë në botë që autorizon përdorimin e vaksinës Pfizer kundër Covid-19 te fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, duke e përshkruar lëvizjen si një dritë në fund të tunelit. Supriya Sharma, këshilltare në Ministrinë kanadeze të Shëndetësisë, tha të mërkurën se vaksina Pfizer / BioNTech ishte e sigurt dhe efektive në grupmoshat më të reja.

Një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë konfirmoi se Kanadaja ishte vendi i parë që lejon fëmijët e kësaj grupmoshe të marrin vaksinën Pfizer.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të ndërmarrë një hap të ngjashëm shumë shpejt, thanë zyrtarët e shëndetësisë në SHBA./M.M-dritare.net