
Kate Middleton po trajtohet në SHBA? Ja çfarë thotë Kensington Palace!
E Enjte 13 Qershor 2024, 21:09
Dritare.net
Në fillim të këtij viti, Kate Middleton zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer, gjë që ka çuar në shumë spekulime për shëndetin e saj. Tani, Kensington Palace ka adresuar dhe mbyllur një thashethem të madh në lidhje me Princeshën e Uellsit dhe trajtimet që ajo po merrte pas diagnozës së saj.
Sipas një thashethemi të fundit Middleton ka marrë trajtim për kancerin në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët e Pallatit Kensington konfirmuan për The Houston Chronicle se kjo nuk është e vërtetë, raporton In Style.
Për më tepër, burimet mbretërore kanë thënë se Princesha e Uellsit nuk është larguar nga Mbretëria e Bashkuar që kur u diagnostikua me sëmundjen e rëndë./K.C/dritare.net

















