Foto/ Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik, pas operacionit
Dritare.net
Kate Middleton është shfaqur për herë të parë në publik që nga operacioni abdominal në janar. Sipas Fox News kamera ka kapur Princeshën e Uellsit të hënën pranë kështjellës Windsor, në periferi të Londrës brenda një makine.
Kensington Palace njoftoi më 17 janar se Kate ishte në spital se do të operohej dhe nuk do të mund të kthehej në detyrat publike para Pashkëve. Nuk kishte asnjë njoftim publik para operacionit dhe nuk u sqarua natyra e operacionit. Më pas u bë e ditur se operacioni ishte i suksesshëm. Ajo qëndroi në spital për 13 ditë përpara se të kthehej në shtëpi për t’u rikuperuar deri për Pashkë.
Kensington Palace u përpoq t'i jepte fund thashethemeve që qarkullonin në internet për shëndetin e Kate, duke theksuar edhe një herë se ajo do të qëndrojë larg çdo aktiviteti deri në Pashkë. Princesha e Uellsit po shërohet, thanë burimet e Pallatit.
"Ne ishim shumë të qartë që në fillim se Princesha e Uellsit ishte lënë jashtë detyrave mbretërore deri pas Pashkëve dhe Pallati Kensington do të jepte përditësime vetëm kur diçka ishte e rëndësishme." -tha një zëdhënës i Princeshës.
Madje, ditët e fundit janë përhapur sërish teoritë e konspiracionit për shëndetin e gruas së Princit William, pasi mungesa e saj në publik u ka dhënë ushqim fansave dhe kundërshtarëve të kurorës se çfarë po ndodh saktësisht me Kate Middleton./K.C/dritare.net