Na ndiqni edhe në

Bota

Kylie Jenner, bukuroshja vijon të shkëlqejë në New York për Javën e Modës!

Kylie Jenner, bukuroshja vijon të shkëlqejë në New York

Për të gjithë ata që ende nuk e dinë, Kylie Jenner është përsëri shtatzënë. Këtë herë, ylli e konfirmoi vetë këtë lajm të bukur nëpërmjet një videoje në rrjetin social Instagram, ku kishte përmbledhur të gjitha momentet e bukura që pas lajmit që ajo kishte marrë vesh se ishte në pritje të ëmbël.

24-vjeçarja ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me të dashurin e saj, Travis Scott. Ylli i “KUWTK”, ishte të mërkurën në Nju Jork për Javën e Modës dhe postoi një foto ku dukej se shkëlqente me barkun e rrumbullakosur.

Kylie Jenner, bukuroshja vijon të shkëlqejë në New York

Ndërsa, menjëherë pas kësaj, Kylie nuk ka hezituar që të shfaqet në publik përsëri me barkun e rrumbullakosur, e këtë e ka bërë edhe mbrëmjen e djeshme, kur u paraqit në “New York Fashion Week”. Miliarderja parakaloi në tapetin e kuq për të mbështetur prezantimin e “Revolve” në Javën e Modës që po mbahet në qytetin e New York-ut./M.T/dritare.net