
Madona mbushi 63 vjeçe/ Pamjet nga festa e çmendur në Pulia!
Dritare.net
Madona e festoi 63-vjetorin e lindjes në Ostuni në provincën e Brindizit. Siç është bërë tanimë traditë nga e kaluara ylli i popit zgjodhi Pulian për të festuar ditëlindjen e saj dhe për të kaluar disa pushime.
Madona shkoi në "qytetin e bardhë" me të dashurin e saj, balerinin 26-vjeçar Ahlamalik Williams, fëmijët dhe stafin e saj. Ajo darkoi dhe festoi me ta.
View this post on Instagram
Të jesh në Itali dhe mos këndosh “Bella ciao” s’ka kuptim. Kështu mendon dhe Madona. Ajo këndoi këngën dhe i ra dajres me "Terraross".
Mbrëmja përfundoi me një Madonë të buzëqeshur, por e lodhur, deri në atë pikë sa ajo duhej të mbahej mbi kalë nga djali i saj Roko dhe i dashuri, në rrugët e Ostunit. Pastaj u kthye në resortin luksoz në Savelletri ku po qëndron prej disa ditësh./K.C/dritare.net

















