
Marrëveshja/ Melinda lejonte Bill Gates të shkonte për pushime vjetore me ish të dashurën!
Dritare.net
Kur çifti Bill dhe Melinda Gates njoftuan divorcin më 3 maj 2021, disa thashetheme të vjetra filluan të qarkullojnë. Bëhet fjalë për një kontratë mes çiftit. Pra vite më parë, Melinda kishte rënë dakord me Gates që ai të shkonte në plazh me ish të dashurën e tij Ann Winblad, për pushime vjetore, informon dritare.net
Por si është e vërteta?
Në një intervistë të vitit 1997 për revistën Time, shkruar nga gazetari Walter Isaacson, Bill Gates foli për këtë arratisjen vjetore me ish të dashurën në vilën buzë plazhit të Winblad në Karolinën e Veriut. Por në kontratën e tyre zyrtare të martesës nuk ka asnjë detaj që vërteton këtë gjë. Ata nuk kishin as marrëveshje paramartesore, por vetëm një marrëveshjeje ndarje për të cilën kishin rënë dakord së fundmi.
Mbase marrëveshja mund të ketë qenë joformale mes çiftit. Dhe ende nuk është e qartë nëse Gates shkonte më në atë pushim vjetor me ish-in e tij.
Bill Gates dhe Ann Winblad, e cila është biznesmene patën një lidhje gjatë viteve 1980. Ata u takuan në vitin 1984 në një konferencë kompjuterike me Ben Rosen-Esther Dyson dhe që atëherë dilnin bashkë, shihnin filma në qytete të ndryshme, shijonin romancën e tyre.
Ata u ndanë në 1987-ën, pjesërisht sepse Winblad ishte pesë vjet më e madhe se Gates dhe ajo donte të martoheshin ndërsa Gates jo.
Kur u martua me Melindën, Gates bëri një marrëveshje me gruan e tij që, ai dhe Winblad të mbanin gjallë traditën e pushimeve. Çdo pranverë, ashtu siç bënë për më shumë se një dekadë, Gates kalonte një fundjavë të gjatë me Winblad në vilën e saj në plazh, në Karolinën e Veriut. Ajo që ende nuk dihet është deri kur vazhdoi kjo traditë dhe nëse ndarja me Melindën ndodhi për këtë arsye./K.C/dritare.net

















