Na ndiqni edhe në

Bota

Martohet djali i njeriut më të pasur të Azisë, një nga dasmat më luksoze!

Martohet djali i njeriut më të pasur të Azisë, një nga

Trashëgimtari miliarder Anant Ambani do të martohet me të dashurën e tij Radhika Merchant këtë muaj. Ceromonia luksoze po vlerësohet kudo si dasma e vitit në vend, si pasojë e festimve ekstravagante. Në mars, çifti pati një festë tre ditore para dasmës në qytetin perëndimor të Jamnagar, ku morën pjesë rreth 1200 të ftuar të profilit të lartë, duke përfshirë Mark Zuckerberg dhe Bill Gates.

Dasma në Mumbai është vendosur të zhvillohet nga 12 deri më 14 korrik në shtëpinë e prindërve të Anantit, Mukesh dhe Nita Ambani, një rezidencë 27-katëshe e quajtur Antilia, me kapacitet për më shumë se 16,000 njerëz.

Martohet djali i njeriut më të pasur të Azisë, një nga

Kush janë nusja dhe dhëndri?

Ambani, 29 vjeç, është djali më i vogël i njeriut më të pasur të Azisë, Mukesh Ambani, i cili ka një pasuri prej 118 miliardë dollarësh. Djali i tij është përgjegjës për drejtimin e zgjerimit të sektorit të energjisë të konglomeratit të familjes, Reliance Industries. Vëllai dhe motra e tij menaxhojnë pjesë të tjera të kompanisë. Kohët e fundit, Ambani lançoi projektin e tij, Vantara, një strehë kafshësh prej 3000 hektarësh, e cila u vizitua nga të ftuar VIP, citon CNN.

Merchant, 29 vjeç, është vajza e manjatit të farmacisë Viren Merchant dhe punon për kompaninë e tij, Encore Healthcare. E diplomuar në Universitetin e Nju Jorkut, ajo ka treguar se me Ambanin u takua përmes miqve të përbashkët gjatë një udhëtimi në vitin 2017.

“Ai takimi i parë sapo ndezi diçka të veçantë mes nesh,” tha ajo.

Çfarë mund të presim në dasmë?

Martohet djali i njeriut më të pasur të Azisë, një nga

Në përputhje me traditën hindu, datat e dasmës së çiftit thuhet se u zgjodhën sipas ditëve të favorshme në listat e tyre të lindjes. Dasmat hindu zakonisht përfshijnë disa ngjarje dhe zhvillohen për më shumë se një ditë. Festimet zakonisht përfshijnë një ceremoni haldi, ku të ftuarit aplikojnë pastë me shafran të Indisë në krahët dhe fytyrën e nuses dhe dhëndrit për fat të mirë dhe mbrojtje nga shpirtrat e këqij. Pastaj është mehndi, një ritual ku një artist pikturon modele të ndërlikuara këna në duart e nuses dhe të ftuarve.

Martohet djali i njeriut më të pasur të Azisë, një nga

Nata para dasmës zakonisht rezervohet për sangeet, kur nusja dhe dhëndri kërcen për mysafirët. Manish Malhotra, një nga dizajnerët më të famshëm të vendit, është emëruar si drejtor kreativ i dasmës për të realizuar vizionin e familjes. Dasma do të jetë e mbushur me njerëz të famshëm. Nusja dhe dhëndri pritet të veshin veshje që tregojnë artizanat dhe tekstilet indiane, talentin vendas. Në dasmën e ardhshme, të ftuarit pritet të vishen me veshje tradicionale indiane, sipas ftesës së dasmës, e cila mund të përfshijë një sari për gratë dhe një kurta, pantallona të lirshme për burrat.

Të ftuarve u është kërkuar të veshin veshje formale indiane ditën tjetër. Një ngjarje e kësaj përmasash kërkon muaj për t'u planifikuar dhe ka të ngjarë të përfshijë qindra njerëz që punojnë në prapaskenë për ta realizuar atë./M.K-dritare.net