Më mirë vonë se kurrë/ Tani Kate dhe William kanë kanalin zyrtar në Youtube!
Dritare.net
Princi William dhe Kate Middleton po ndjekin hapat e Sarah Ferguson dhe mbretëreshës Elizabeth dhe po provojnë veten në “vlogging”, me krijimin e kanalit të tyre në "YouTube".
Çifti mbretëror pagëzoi kanalin e ri "Duka dhe Dukesha e Cambrigde-it" me një video hyrëse 25 sekondëshe të krijuar nga një montazh i pamjeve të tyre në ngjarje të ndryshme publike dhe gala ndër vite, përfshirë turne jashtë shtetit, pjesëmarrje në BAFTA dhe takime të ndryshme. Ka edhe pamje të që nuk shfaqur më parë të anëtarëve të familjes mbretërore, duke përfshirë mbretëreshën Elizabeth dhe tre fëmijët e tyre, princin George, princeshën Charlotte dhe princin Louis. Në hapjen e klipit me titull "Më mirë vonë se kurrë, tani jemi në YouTube", William bën shaka me gruan e tij, "Do të duhet të jesh i kujdesshme se çfarë do të thuash tani, sepse këta njerëz po të filmojnë", për të cilën Kate përgjigjet ndërsa qesh me të madhe, "Unë e di!".
Familja mbretërore ka një kanal zyrtar në "YouTube" që nga viti 2007. Nuk është vetëm prania e tyre në "YouTube" që po bën “refresh”, çifti mbretëror gjithashtu nisi vitin e tyre të njëmbëdhjetë të martesës duke i dhënë profilit së tyre në "Instagram" gjithashtu një ndryshim, konkretisht të emrit nga KensingtonRoyal në DukeandDuchessofCambridge./M.M-dritare.net
View this post on Instagram