Megan Fox ndahet nga Machine Gun Kelly, pak para sjelljes në jetë të fëmijës!
Dritare.net
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly thuhet se janë ndarë vetëm disa javë pasi njoftuan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Lajmin e dha TMZ, ndërsa Daily Mail raporton se ndarja ndodhi gjatë fundjavës së Falenderimeve, të cilën ata e kaluan së bashku në Vail, Kolorado.
Konkretisht, aktorja e njohur “gjeti në telefonin e Machine Gun Kelly një material që e mërziti dhe e bëri të dëshironte të largohej herët nga udhëtimi”. Më pas muzikanti u largua dhe që atëherë të dy nuk janë parë më.
Burime të reja nga ambienti i 38-vjeçares thanë: “Ajo është e bindur që Kelly po e tradhton ose e ka tradhtuar. Ajo e ka akuzuar atë se i ka dërguar mesazhe një grupi vajzash. Asaj iu mbush kupa me sjelljen e tij dhe mënyrën se si e trajtoi atë. Gjëja më e rëndësishme në botën e Megan tani është foshnja e saj e palindur dhe ajo nuk e ka problem ta rrisë fëmijën vetë. Ajo e ka lënë atë në të kaluarën, por këtë herë ndarja duket se është përfundimtare.”, tha një burim i afërt me këngëtaren./K.C/dritare.net