Meghan Markle feston 40-vjetorin dhe Familja Mbretërore bëri urimin e saj!
E Mërkurë 4 Gusht 2021, 14:02
Dritare.net
Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle feston sot përvjetorin e 40-të së bashku me bashkëshortin e saj, princin Harry, djalin Archie dhe vajzën 2-muajshe Lilibet.
Urimet publike për Meghan-in nuk kanë as munguar nga familja mbretërore.
Mbretëresha, princi Charles, duka dhe dukesha e Cambrige-it kanë lënë pas të gjitha mëritë dhe i kanë uruar 40-vjetorin Meghan-it.
Llogaria e Familjes Mbretërore në Instagram, ishte e para që ndau tri fotografi të Meghan së bashku me mesazhin:
“I urojmë Dukeshës së Sussex një ditëlindje shumë të lumtur sot!”
Më vonë, edhe princi Willim dhe Kate uruan kunatën e tyre. Mesa duket pjesëtarët e Familjes Mbretërore kanë vendosur ti lënë pas mëritë./M.M-dritare.net