
Miley Cyrus kthehet në brune dhe i befasoi fansat e saj!
Dritare.net
Miley Cyrus ka bërë një ndryshim të ri te flokët e saj. Këngëtarja 30-vjeçare ka adoptuar një stil të ri duke i lyer flokët të zeza dhe ka postuar një seri fotosh ndërsa ka veshur një pallto të zezë dhe një çantë të kuqe Gucci.
Në mbishkrimin e postimit, ajo përgëzon drejtorin e ri kreativ të shtëpisë italiane të modës Gucci, i cili debutoi në Javën e Modës në Milano.
“Urime për debutimin tuaj të bukur si drejtor kreativ i Gucci. Zemra juaj e mahnitshme u shfaq në çdo shtresë. Unë të dua dhe jam shumë krenare!”, shkruan këngëtarja.
Postimi tashmë ka mbi 1 milion pëlqime dhe shumë nga fansat e saj shprehën habinë e tyre për pamjen e saj të re. Disa shkruajnë se mezi prisnin t'i kthehej ngjyrës natyrale, pasi prej vitesh ishte bionde. Ndërsa, të tjerë besonin se fotot ishin të vjetra./K.C/dritare.net

















