Momentet e tmerrit në video/ Kur avioni rrotullohet në qiell dhe rrëzohet në tokë!
Dritare.net
62 personat në bordin e avionit Voepass që u rrëzua më herët në qytetin brazilian të Viñedo kanë vdekur, pasi kryebashkiaku njoftoi se nuk kishte të mbijetuar.
ATR-72 me dy motorë po fluturonte nga Cascavel, shteti Parana, drejt aeroportit Guarulos në Sao Paulo. Sipas një deklarate nga kompania Voepass, 58 udhëtarë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit.
Faqja e internetit Flightradar24 raporton se avioni është PS-VPB, një ATR72-500 14-vjeçar i ndërtuar në vitin 2010. Sinjali i fundit i marrë nga avioni ishte rreth një orë e gjysmë pas ngritjes. Gjatë 60 sekondave të fundit të fluturimit, transponderi i tij transmetoi kursin vertikal në tokë duke humbur lartësinë nga 8,000 në 24,000 këmbë në minutë.
Videot e transmetuara nga rrjetet televizive tregojnë rrotullimin e pakontrolluar të avionit dhe rrëzimin e tij në tokë. Në pamjet nga skena e tragjedisë ajrore, shihet një tym i dendur që ngrihet në qiell nga vendi ku është rrëzuar avioni./K.C/dritare.net