
Monedha virtuale Bitcoin thyen një tjetër rekord, arrin çmimin historik që nga hedhja në treg
E Mërkurë 20 Tetor 2021, 17:05
Dritare.net
Monedha virtuale Bitcoin ka thyer një tjetër rekord gjatë pasdites së sotme duke shënuar çmimin më të lartë që prej daljes në treg më shumë se 10 vite më parë. Kriptovaluta arriti sot çmimin rekord prej 65.600 dollar për një Bitcoin-in duke u bërë lajm në të gjithë botën.
Pak ditë më parë, Bitcoin u listua në Bursen e New Yorkut dhe duket se kjo lëvizje i dha edhe më tepër vlerë dhe rriti besimin e investitorëve tek kjo kriptomonedhë. Bitcoin ka aktualisht një kapitalizim tregu 1.4 trilion dollar dhe gjasat janë që të rritet edhe më tepër. Ka analistë financiarë që vlerësojnë se çmimi një Bitcoini mund të shkojë më tepër se 100 mijë dollarë deri në fund të këtij viti./Dritare.net

















