
Ndahet nga jeta mbretëresha e Rock ‘n’ Roll, Tina Turner!
Dritare.net
Ka ndërruar jetë këngëtarja Tina Turner e njohur si “Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll”. Ajo ishte 83 vjeçe. Lajmi për vdekjen e saj u bë i ditur në një postim të shpërndarë në faqen zyrtare të këngëtares “Proud Mary” në Facebook më 24 maj.
“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Tina Turner”, thuhet në postim. "Me muzikën dhe pasionin e saj të pakufishëm për jetën, ajo magjepsi miliona fansa në mbarë botën dhe frymëzoi yjet e së nesërmes. Sot i themi lamtumirë një shoqeje të dashur që na lë pas të gjithëve punën e saj më të madhe: muzikën e saj. Gjithë dhembshuria jonë shkon pranë familjes së saj. Tina, do të na mungosh shumë!”
Tina Turner u bë e famshme në vitet 1950 dhe fitoi yll ndërkombëtar me këngë si "The Best", "What's Love Got To Do With It" dhe "We Don't Need Another Hero"./K.C/dritare.net

















