Nga Bill Gates, te Donald Trump/ Këto janë divorcet më të shtrenjta të të gjitha kohërave!
Dritare.net
Ndarja e Bill dhe Melinda Gates është lajmi i kryesor në të gjitha mediat botërore. Por ne sot, në këtë artikull ju sjellim divorcet më të shtrenjta që kanë ndodhur ndonjëherë.
Bill & Melinda Gates
Çifti e njoftoi ndarjen e tyre më 3 maj, pas 27 vjetësh martesë. Dokumentet gjyqësore tregojnë se të dy kishin një marrëveshje private ndarjeje, por jo një marrëveshje paramartesore dhe ndarja e pasurisë së tyre do të jetë një hap shumë i komplikuar. Ata kanë disa prona, duke përfshirë një rezidencë 66,000 metra katrorë në Medina, Uashington, me vlerë 130,88 milionë dollarë dhe një shtëpi të re 43 milionë dollarëshe në Del Mar, Kaliforni. Individualisht, sipas Forbes, Bill ka një pasuri prej 130.5 miliardë dollarëshe. Ish-çifti drejton bashkë fondacionin i cili ka një vlerë më shumë se 40 miliardë dollarë.
Jeff & Mackenzie Bezos
Themeluesi dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos u emërua njeriu më i pasur në botë në qershor të 2018-ës dhe divorci i tij me gruan pas 25 vjetësh martesë ishte i shtrenjtë. Duke ditur që Bezos banonte në Uashington, kjo do të thoshte se të gjitha pasuritë dhe borxhet e grumbulluara gjatë martesës zotërohen në mënyrë të barabartë nga të dy bashkëshortët, përveç rasteve kur ka një marrëveshje që dikton diçka ndryshe. Çifti e finalizoi divorcin në 2019-ën dhe Mackenzie mori rreth 36 miliardë dollarë, duke u bërë një nga gratë më të pasura në botë.
Michael & Juanita Jordan
Superylli i basketbollit u nda nga gruaja e tij Juanita pas 17 vjetësh martesë, në 2006-ën. Nuk ishte hera e parë që ata kishin menduar t'i jepnin fund martesës. Juanita bëri kërkesë për divorc në 2002-shin. Ajo mori një nga shpërblimet më të majme në histori, 168 milionë dollarë, informon dritare.net
Amber Heard & Johnny Depp
Heard bëri kërkesë për divorc nga Depp në 2016-ën pas 15 muaj martesë. Nga divorci ajo mori 7 milionë dollarë, të cilat i dhuroi për bamirësi. Por procesi nuk ishte aq i pastër. Heard akuzoi Depp për dhunë në familje dhe ai bëri të njëjtën gjë me të.
Ata e kaluan pjesën më të madhe të vitit 2020 dhe 2021 në gjykatë për një çështje shpifjeje kundër “The Sun” pasi gazeta e etiketoi Depp si një "rrahës grash". Depp humbi padinë dhe apelin.
Amy Irving & Steven Spielberg
Martesa e parë e Spielberg me aktoren Irving, zgjati vetëm katër vjet, por prodhoi një nga ujditë më të mëdha në Hollywood, raportohet se ishte deri në 100 milionë dollarë.
Mel Gibson dhe Robyn Moore
Një nga marrëveshjet më të mëdha të divorcit Hollywood ishte mes Gibson dhe Moore, të cilët u ndanë në 2011-ën pas gati 30 vjet martesë. Ata e ndanë përgjysmë pasurinë prej 850 milionë dollarëshe. Pra nga marrëveshja Moore mori në total 425 milionë dollarë.
Guy Ritchie & Madonna
Ndarja e tyre në vitin 2008 ishte intensive. Madonna i dha Ritchie rreth 76 deri në 92 milionë dollarë.
Ivana & Donald Trump
Divorci i ish-presidentit me gruan e tij të parë, Ivana, nuk ishte vetëm i shtrenjtë, por edhe dramatik. Trump e tradhtoi Ivanën me gruan e tij të dytë, Marla Maples, dhe ky ishte një skandal që bëri bujë në mediat amerikane dhe jo vetëm. Maples u përball me Ivanën ku i tha: "Unë jam Marla dhe e dua burrin tënd. Po ti?", sipas një interviste që Ivana dha për Barbara Walters. Ndërsa Ivana i tha Maples, "Ti k*rvë, lërë burrin tim rehat.” Pas kësaj erdhi direkt shkurorëzimi, me një marrëveshje prej 25 milionë dollarësh për Ivanën.
Melissa Mathison & Harrison Ford
Një tjetër divorc i famshëm ishte ndarja e Ford me ish-gruan Mathison në 2004-ën. Divorci erdhi pas 21 vjetësh martesë dhe Mathison u largua nga shtëpia me një pjesë të madhe të fitimeve të Ford, që sipas Forbes ishin 85 milionë dollarë.
Princesha Diana & Princi Charles
Në sytë e botës Diana dhe Charles ishin si një përrallë që u bë realitet. Por realiteti për Charles dhe Diana ishte shumë ndryshe. Të dy nuk i qëndruan besnikë njëri-tjetrit gjatë martesës dhe u ndanë në vitin 1992. Flitej për pajtim, por pas intervistës së famshme të Diana për Panoramën në BBC, në 1995-ën, martesa e tyre përfundoi. Mbretërorët u divorcuan zyrtarisht në 1996-ën, një vit para vdekjes së Dianës./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net