Pamela Anderson shkon në event pa grim. Fansat e mbushin me komplimente!
Dritare.net
Pamela Anderson tregoi me krenari bukurinë e saj natyrale, duke zgjedhur grimin minimal në shfaqjen e së premtes së "The Last Showgirl". Pamja e saj rrezatuese i tërhoqi vëmendjen të gjithëve, duke dëshmuar se nuk kishte nevojë për ndonjë shkëlqim shtesë për t'u dalluar.
Ikona e Baywatch nxori në pah fytyrën me veshjen e saj, një smoking të zi ndërsa kaloi në tapetin e kuq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.
Pamela sot 57 vjeçe, duke ruajtur joshjen e përjetshme të yllit të filmit i stiloi flokët bjonde me një topuz.
Në film, Anderson portretizon një interpretuese të Las Vegasit që po përballet me një pikë kthese në jetë pas mbylljes së papritur të shfaqjes së saj, e cila kishte vazhduar për 30 vjet. Ajo mori shumë duartrokitje ndërsa doli në skenë për një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh pas filmit.
Ndërkohë që nuk ndodh shpesh që të shohim një personazh të famshëm të Hollivudit me grim minimal në tapetin e kuq, njerëzit në internet e mirëpritën pamjen freskuese dhe i dhanë Pamelës shumë komplimente.
"Ajo duket e mrekullueshme. Natyrale dhe e bukur.”, tha një fans. Një tjetër shtoi: “Nga të gjithë njerëzit që na e merrte mendja, doli Pamela Anderson që sfidoi trendin e bukurisë plastike për të shkuar në mënyrë natyrale. Ajo është e bukur.''
Ne biem dakord që në moshën 57-vjeçare Pamela Anderson duket përrallore dhe e admirojmë se si ajo promovon pozitivitetin e trupit dhe dashurinë për veten me pamjen rrezatuese./K.C/dritare.net