
Përplasje mes tifozëve jashtë stadiumit në Greqi, qëllohet me armë! 3 të plagosur, 70 të arrestuar
E Shtunë 13 Korrik 2024, 20:08
Dritare.net
Një incident i përgjakshëm me të shtëna mes tifozëve ka ndodhur pasditen e së shtunës jashtë stadiumit në rrugën Alexandras, pak para ndeshjes miqësore mes Panathinaikos dhe AEK Larnaka.
Sipas informacioneve të para nga burime policore, për një arsye ende të panjohur, tifozët janë përleshur me njërin prej tyre dhe kanë shtënë me armë. Një burrë ka mbetur i plagosur në këmbë nga të shtënat.
Në të njëjtën kohë, gjatë episodit kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, një në bark (me gërvishtje) dhe një në krah. Të tre të plagosurit janë dërguar në Spitalin Popullor.
Zyrtarët e ELAS-it kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë më shumë se 70 arrestime./K.C/dritare.net

















