Princesha e Holandës refuzon pagesën 1.6 milionë dollarëshe: Nuk kam bërë asgjë për t'i merituar!
Dritare.net
Princesha Catharina Amalia e Holandës, vajza e madhe e Mbretit William Alexander dhe Mbretëreshës Maxima, do të mbushë 18 vjeç më 7 dhjetor. Pas kësaj ajo do të ketë të drejtën e pagesës mbretërore prej 1.6 milionë euro në vit që qeveria holandeze ka caktuar për familjen mbretërore.
Por princesha nuk i dëshiron këto para, sepse ajo mendon se nuk i meriton ato, veçanërisht në këtë periudhë kur bota ende po “vuan” nga pandemia. Ajo ka hequr dorë nga pasuria duke i dërguar një letër kryeministrit holandez Mark Rutte.
"Më 7 dhjetor 2021 do të bëhem 18 vjeç dhe sipas ligjit, do të marr një ndihmë. Kjo është diçka e pakëndshme, sidomos në një kohë të tillë ku mund të ofroj kaq pak në këmbim dhe kur studentët e tjerë po përjetojnë një periudhë shumë më të vështirë për shkak të Covid-19. Unë dua t’i fitoj ato para dhe t’i mos i marr me pa të drejtë”, shkruhet midis të tjerave në letrën e princeshës.