Princeshë Beatrice: Do të ishim me fat nëse fëmija jonë do të kishte disleksi, është dhuratë!
Dritare.net
Princesha Beatrice ka kujtuar vitet e fëmijërisë, në kohën kur vuante nga disleksia, që është vështirësia e mësimit të gjuhës, që ndikon në lexim, drejtshkrim dhe në të folur.
Ajo ka rrëfyer se kur ka qenë fëmijë e ka përjetuar këtë gjendje dhe kjo ishte arsyeja pse Beatrice u shpreh se do të ishte me fat nëse fëmija e saj do të kishte disleksi.
"Do të ishim me fat nëse çdo fëmijë i joni i ardhshëm do të kishte disleksi, do të ishte një dhuratë për ne. Unë mendoj se duke pasur disleksi dhe duke reflektuar se ku jam tani në rrugën time të karrierës, them se më ka lejuar t’i shikoj gjërat në një mënyrë tjetër dhe me shumë zgjidhje. Burri im është gjithashtu disleksik, kështu që ne do të shohim nëse do ta bëjmë këtë bisedë sërish brenda pak muajsh, me një fëmijë të ri në shtëpi, por unë me të vërtetë e shoh këtë si një dhuratë,” tha Beatrice.
Rrëfimi i princeshës është bërë me qëllimin për të ndryshuar gjykimin rreth kësaj diagnoze./M.M-dritare.net