
Princi Harry dhe Meghan u larguan nga familja mbretërore/ Princeshë Anne: Bënë gjënë e duhur
Dritare.net
Nuk ka kthim prapa për Dukën dhe Dukeshën e Sussex, pasi thanë javën e kaluar se ata nuk duan t’i marrin sërish detyrat mbretërore. Çifti zyrtarisht u larguan si anëtarë të familjes mbretërore britanike më 1 prill 2020 dhe që atëherë kanë hequr dorë nga shumë privilegje, duke përfshirë përdorimin e titujve mbretërorë, patronazhet dhe pozicionet ushtarake për Dukën. Po ashtu ata u zhvendosën nga Londra në Kaliforni.
Por disa fansa mbretërorë nuk e kanë pritur mirë këtë vendim. Ndërkohë, në një intervistë për mediat, princesha Anne e mbështeti çiftin e ri. Në një intervistë për Vanity Fair, vitin e kaluar, Anne (halla e Harry-t) tha se largimi i princit dhe Meghan-it do t’ua bënte më të lehtë jetën të dyve.
"Unë mendoj se ishte më e lehtë për ta. Kështu që unë mendoj se kjo ishte ndoshta gjëja e duhur për t’u bërë.”,- tha Anne./K.C/dritare.net

















