Qëllohet me kamxhik në qendër të Kopenhagenit, kryeministrja daneze!
Dritare.net
Një sulm i paprecedentë ka ndodhur ndaj kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen pasi është qëlluar me kamxhik nga një burrë teksa ecte në qendër të Kopenhagës.
Sulmi ndodhi në sheshin e vjetër të qytetit, kur një burrë iu afrua politikanes dhe e goditi atë por ende nuk dihet motivi. Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e ka dënuar ngjarjen, duke u shprehur: “Akt i neveritshëm, bie ndesh me gjithçka që ne besojmë dhe luftojmë në Evropë".
Zyra e kryeministrisë sqaron se incidenti e ka lënë të tronditur politikanen, një ditë përpara se Danimarka të votojë në zgjedhjet për BE.
Frederiksen, 46 vjeç u bë kryeministre në vitin 2019 pasi mori drejtimin e socialdemokratëve të qendrës së majtë katër vjet më parë. Kjo e bëri atë kryeministren më të re në historinë daneze./M.K-dritare.net