Presidenti i SHBA Joe Biden foli sot me Presidentin e zgjedhur Donald Trump për ta uruar atë për fitoren dhe e ftoi atë në Shtëpinë e Bardhë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
"Presidenti Biden shprehu angazhimin e tij për të siguruar një tranzicion të qetë dhe theksoi rëndësinë e punës për bashkimin e vendit.", tha zyrtari. “Ai ftoi gjithashtu presidentin e zgjedhur Trump që të takohej me të në Shtëpinë e Bardhë. Stafi do të koordinojë një datë specifike në të ardhmen."
Biden gjithashtu planifikon t'i drejtohet kombit të enjten, shtoi ai.
Në të njëjtën kohë, Biden foli me zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe "e falënderoi për fushatën e saj historike."
Pak më parë, Kamala Harris e kishte telefonuar Trump-in dhe e kishte uruar për fitoren. Kështu e pranoi humbjen, pasi nënpresidentja dhe kandidatja demokrate nuk ishte shfaqur në publik që nga e marta në mbrëmje, kur u bë e qartë se ajo po humbiste zgjedhjet./K.C/dritare.net