Na ndiqni edhe në

Bota

Rebelët e Sirisë përballen me një sfidë të madhe

Rebelët e Sirisë përballen me një sfidë të madhe

Zhurmat e të shtënave festive mbushën rrugët e Damaskut në orët pas rënies së regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Por skenat ngazëllyese që përshëndetën fundin e një gjysëm shekulli tiranie nuk mund të maskonin shkallën e sfidës me të cilën përballen rebelët islamikë fitimtarë, avancimi i të cilëve tërhoqi vëmendjen e botës.

Këta rebelë, të udhëhequr nga grupi Hayat Tahrir Al-Sham (HTS), tani duhet të përpiqen të bashkojnë një vend të ndarë nga më shumë se një dekadë luftë civile, në të cilën mbesin dhjetëra milici të armatosura rëndë dhe mbetje të regjimit të vjetër.

Rebelët e Sirisë përballen me një sfidë të madhe

Kaosi që pasoi në orët pas rënies së kryeqytetit dha një kujtesë të ashpër të madhështisë së asaj detyre. Të paktën 28 ​​persona u vranë nga të shtënat festive, tha ministri sirian i Shëndetësisë për kanalin e lajmeve Al-Arabiya. Ndërkohë, civilët hynë në pallatin e Asadit, plaçkitën dyqanet dhe vodhën çanta me para nga banka qendrore, duke i shtyrë rebelët të shpallin një shtetrrethim 13-orësh.

Me ngrysjen e natës, përveç plumbave të herëpashershëm, heshtja përshkohej vetëm nga zhurma e sulmeve ajrore. Izraeli ka thënë se ka goditur sistemet e armëve strategjike, kapacitetet e mbetura të armëve kimike dhe raketat me rreze të gjatë që i përkisnin ushtrisë së Asadit.

Rebelët e kishin ëndërruar këtë ditë prej vitesh, por edhe ata janë befasuar nga shpejtësia dhe lehtësia e përparimit të tyre. Tani ata duhet të mbajnë mbyllur kapakun e kutisë së Pandorës së Sirisë, të shmangin një vakum pushteti dhe të parandalojnë kaosin që pothuajse në mënyrë të pashmangshme lind kur një regjim 50-vjeçar rrëzohet brenda pak ditësh./K.C/dritare.net