Na ndiqni edhe në

Bota

Rihanna është zyrtarisht miliardere

Rihanna është zyrtarisht miliardere

Rihanna ka hyrë zyrtarisht në klubin e miliarderëve. Forbes vlerëson se pasuria e yllit të popit dhe manjatës-bashkëthemeluese e shtëpisë së modës Fenty, si dhe linjës së saj kozmetikës Fenty Beauty shkon 1.7 miliardë dollarë, duke e bërë atë muzikanten femër më të pasur në botë dhe femrën e dytë më të pasur në botë pas Oprah Winfrey. Rreth 1.4 miliardë dollarë nga ajo pasuri vjen ekskluzivisht nga Fenty Beauty, tek e cila Rihanna zotëron vetëm 50 për qind. Pjesa më e madhe e pasurisë së saj neto, rreth 270 milionë dollarë vjen nga muzika dhe karriera e saj e aktrimit, së bashku me aksionet në linjën e të brendshmeve, Savage x Fenty.

Rihanna është zyrtarisht miliardere
Forbes ia atribuon suksesin e Fenty Beauty jo vetëm themelues së famshme, por edhe linjës unike të produkteve, që është e rrallë dhe përfshin 50 ngjyra të përshtatshme për gratë me ngjyrë. Fenty Beauty, një sipërmarrje e përbashkët 50-50 me konglomeratin luksoz francez LVMH, i cili gjithashtu zotëron edhe Sephora, thuhet se ka pasur 550 milionë dollarë fitime gjatë vitit të parë të krijimit në 2018-ën, duke mposhtur linjat e tjera të famshme si Kylie Cenmetics të Kylie Jenner dhe KKW të Kim Kardashian Ëest./K.C/dritare.net