
Djali i vogël i Donald Trump, Barron i është bashkuar fushatës së ish-presidentit, në prag të zgjedhjeve që do të mbajë SHBA.
Barron u prit me duartrokitje nga mbështetësit e babait të tij, në tubimin e parë të fushatës. Vetëm 18-vjeç, ai u shfaq para turmës i sigurtë ndërsa Trump i tha: "Mirë se erdhe në skenë, Barron".
Trump para mbështetësve tha: “Barron mund të jetë më popullor se Don dhe Eric, dy djemtë e mi më të mëdhenj”.
Barron, pas shfaqjes së parë, mendohet se po përgatitej të marrë një rol politik. Partia Republikane e emëroi 18-vjeçarin si delegat në Konventën Kombëtare Republikane të javës së ardhshme, por ai nuk pranoi, duke përmendur angazhime të tjera.
Melania Trump dhe djali i saj Barron kanë munguar kryesisht në fushatën deri më tani./M.K-dritare.net

















