Rrëzohet avioni me 21 njerëz në bord. Kush shpëtoi?
Wednesday 20 October 2021, 21:09
Dritare.net

Një avion me 21 persona në bord është rrëzuar në Teksas,SHBA. Avioni u rrëzua në lagjen Waller të Teksasit, teksa u përfshi nga flakët. Sipas FOX 26, të gjithë pasagjerët arritën të shpëtonin, ndërsa vetëm njeri prej tyre është plagosur.
Deri më tani, shkaqet e rrëzimit të avionit mbeten të panjohura. Mediat amerikane e kanë quajtur një “mrekulli” pasi të gjithë pjesëtarët e bordit kanë shpëtuar./M.M-dritare.net