Na ndiqni edhe në

Bota

Rusi/ Shpërthim në një fabrikë kimike, 16 viktima!

Rusi/ Shpërthim në një fabrikë kimike, 16 viktima!

Një shpërthim zjarri një fabrikë kimike në një provincë të Rusisë, i ka marrë jetën 16 personave.

Siaçs agjencisë së lajmeve TASS, shkaku i shpërthimit ishin shkeljet gjatë procesit teknologjik. Ndërtesa është shkatërruar plotësisht. Në të njëjtën kohë, ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën disa tonë nitrat në ndërtesë, e cila u hollua me ujë për të shmangur një tjetër shpërthim.

Ministri i Punës dhe Mbrojtjes Sociale tha se familjet e viktimave do të kompensoheshin me një milion rubla (12,219 euro). Guvernatori i rajonit Ryazan, Nikolai Lyubimov, shpalli 25 tetorin ditë zie dhe i bëri thirrje Ministrisë së Situatave të Emergjencës dhe autoritetit rregullator që të kryejnë inspektime të njësive industriale në rajon, të cilat prodhojnë produkte me rrezik të lartë./M.M-dritare.net