Na ndiqni edhe në

Bota

Shpërthime të reja në Liban. U synuan radiomarrëset e përdorura nga grupi Hezbollah!

Shpërthime të reja në Liban. U synuan radiomarrëset e

Një tjetër shpërthim i ngjashëm me atë të një dite më parë ka ndodhur sërish në Liban. Shpërthimi i radiomarrëseve në duart e njerëzve ka vrarë nëntë persona dhe plagosur të paktën 300 njerëz në të gjithë Libanin, thotë ministria e shëndetësisë e vendit.

Shpërthimet vijnë një ditë pasi shpërthimi i radiomarrëseve vrau 12 njerëz, duke përfshirë dy fëmijë dhe plagosi me mijëra.

Burime të shumta thonë se Mossad, agjencia izraelite e spiunazhit, po synonte luftëtarët e Hezbollahut në shpërthimet e së martës. Por Izraeli nuk ka pranuar të komentojë.

Hezbollahu përdori radiomarrëset apo ato që quhen pager, pasi ndaloi telefonat në fillim të këtij viti, duke thënë se ata ishin shumë të lehtë për t'u gjurmuar./K.C/dritare.net