Na ndiqni edhe në

Bota

Njerëzit më të pasur në Tokë paguajnë më pak taksa

Njerëzit më të pasur në Tokë paguajnë më pak

Burimi BBC

Uebfaqja ProPublica zbuloi sot se sa pak taksa mbi të ardhurat paguajnë miliarderët amerikanë.

ProPublica thotë se ka parë kthimet e taksave të disa prej njerëzve më të pasur në botë, përfshirë Jeff Bezos, Elon Musk dhe Warren Buffett. Sipas saj Bezos i Amazon nuk ka paguar asnjë taksë në 2007-ën dhe 2011-ën, ndërsa Musk i Tesla-s nuk ka paguar asgjë në 2018-ën,informon dritare.net

ProPublica tha se ishte duke analizuar një grup të madh të dhënash të Shërbimit të Brendshëm të të Ardhurave, mbi taksat e miliarderëve dhe do të nxjerrë detaje të tjera gjatë javëve të ardhshme. Kjo uebfaqe pretendon se 25 amerikanët më të pasur paguajnë më pak taksë, një mesatare prej 15.8% të të ardhurave bruto sesa shumica e punëtorëve të zakonshëm amerikanë.

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë e quajti publikimin e këtij informacioni si të paligjshme, por FBI-ja dhe autoritetet tatimore po hetojnë./K.C/dritare.net