
Skandali në Bruksel/ Diplomatët dhe anëtari i PE-së orgji në lokal, arrestohen nga policia
Dritare.net
Policët e Brukselit kanë bastisur një festë, orgji ku ishin mbledhur eurodeputetë dhe deputetë të BE-së.
Policia bëri një kontroll, në bodrumin e një lokali për homoseksualë, ku ishin mbledhur 25 perona, përfshirë diplomatë dhe një anëtar i Parlamentit Evropian. Ky lokal ushtronte funksionin në një kohë kur duhet të ishin mbyllur për shkak të pandemisë, informon dritare.net
Festa në kryeqytetin belg u zhvillua të premten në lokalin në “Rue des Pierres”, njofton “Bruksel Times”, duke cituar mediat lokale.
Mes të arrestuarve në atë festë ishte edhe një eurodeputet hungarez që bashkëthemeloi partinë anti-LGBT Fidesz të Viktor Orban ka dhënë dorëheqjen pasi u kap duke thyer izolimin nga policia për të marrë pjesë në një orgji homoseksuale në Bruksel. Jozsef Szajer, i cili ndihmoi në shkrimin e kushtetutës ultrakonservatore të Hungarisë, dyshohet se u përpoq të largohej nga orgjia ku ishin mbledhur 25 persona, të premten në mbrëmje, por u kap nga policia. Shumë nga burrat brenda ishin zhveshur, ndërsa përpiqeshin të iknin.
Prokurorët e Brukselit thanë se 20 burra u kapën në një festë në qendër të qytetit të premten dhe u gjobitën me 250 euro secili.
Szajer dha dorëheqjen të dielën dhe nuk dha asnjë shpjegim, duke thënë vetëm se ai ishte në një trysni psikologjike. Por të martën, ndërsa lajmet për orgjinë filluan të qarkullonin, ai pranoi që ishte në atë festë dhe kërkoi falje. Ai tha edhe se mori një paralajmërim nga policia pasi kur u arrestua posedonte ekstazë, por mohoi përdorimin e drogës në festë./K.C/dritare.net

















