
Moti i keq ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri me tani raportohet se 6 persona kanë ndërruar jetë pasi tornadot dhe stuhitë e forta goditën disa pjesë të Tenesit.
Ndërtesat u shndërruan në rrënoja dhe komunitetet mbetën në errësirë kur moti ekstrem goditi pjesë të shtetit jugor të SHBA.
Tre nga rastet tragjike u raportuan në një periferi veriore të Nashville. Sipas BBC, dy të rritur dhe një fëmijë humbën jetën qytetin e Clarksville, rreth 50 milje (80.4 km) në veri-perëndim të zonës.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Joe Pitts, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, duke përfshirë një shtetrrethim në orën 21:00, i cili do të vazhdojë edhe të dielën./K.C/dritare.net

















