Në një përpjekje për të kapërcyer motin tepër të nxehtë në Dubai, qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe ka krijuar shiun artificial, njoftoi të mërkurën Daily Mail.
Shiu u shkaktua nga përdorimi i dronëve që fluturuan në re dhe lëshuan një ngarkesë elektrike, duke i stimuluar kështu dhe duke shkaktuar reshje shiu. Temperatura në qytet së fundmi kishte arritur 50 gradë Celcius.
Shiu artificial është pjesë e një misioni për të rritur reshjet në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat do të rrisin reshjet mesatare vjetore të shiut. Sipas raportit, për shkak të shirave, uji është grumbulluar në autostrada të ndryshme, duke e bërë kështu të vështirë për njerëzit për të drejtuar makinën.
Agjencia Kombëtare Meteorologjike e Emirateve të Bashkuara Arabe gjithashtu publikoi pamje të reshjeve të mëdha. Duhet të theksohet se sistemi i dronëve për të shkaktuar shira artificialë po drejtohet nga Profesori Maarten Ambaum i Universitetit të Reading në Angli./M.T/dritare.net