Timothée Chalamet: Këshilla me vlerë që më dha Leonardo DiCaprio për karrierën!
Dritare.net
Timothée Chalamet është rikthyer në qendër të vëmendjes këto ditë, falë pjesëmarrjes së tij në filmin Dune II, i cili u shfaq premierë në kinematë në mbarë botën.
Chalamet mund të jetë duke luajtur një tip "superheroi" si Paul Atreides në filmin e Dennis Villeneuve, por Leonardo DiCaprio i dha atij këshilla për karrierën që të qëndrojë larg dy gjërave: "filma me superheronj dhe droga të forta".
Chalamet u bëri jehonë fjalëve të aktorit fitues të Oskarit në një intervistë për NY Times disa ditë më parë.
Për momentin ai ka ndjekur me besnikëri udhëzimet e kolegut të tij në filmin Don't Look Up! Megjithatë ajo që e bëri të rimendonte pjesën e parë të udhëzimeve ishte filmi The Dark Knight. “Nëse skenari dhe regjia do të ishin perfekte, do ta merrja në konsideratë.”-rrëfyer ai. Chalamet e kishte parë filmin e Christopher Nolan kur ishte vetëm 12 vjeç dhe ishte larguar nga shfaqja si "një njeri ndryshe", pjesërisht falë performancës së mahnitshme të Heath Ledger.
Aktori 28-vjeçar mund të qëndrojë larg produksioneve të filmave me superheronj, por koleget e tij Florence Pugh dhe Zendaya nuk e ndoqën këshillën e Leonardo DiCaprio dhe kanë role ikonë në universin imagjinar të Marvel./K.C/dritare.net