Tronditin sërish “The Simpsons”. Imazhi i tyre zbulohet në sarkofagun 3500-vjeçar
Dritare.net
Fansat e "The Simpsons" e dinë se seriali ka një aftësi për të parashikuar të ardhmen gjatë rrjedhës së tij 35-vjeçare në televizion. Sot shumë po pyesin nëse një sarkofag i lashtë egjiptian e parashikoi ardhjen e shfaqjes, pasi një nga imazhet ka një ngjashmëri të habitshme me Marge Simpson.
Sarkofagu, i cili daton më shumë se 3000 vjet më parë, u gjet në një varrezë egjiptiane. Kapaku tregon një grua me ngjyrë të verdhë të veshur me të gjelbër, së bashku me një kurorë blu që është jashtëzakonisht e ngjashme me flokët e famshme blu të gjatë të Marge-s.
Sipas një postimi të Reddit, i cili që atëherë është fshirë, varri daton në "Mbretërinë e Re, Dinastia e 20-të (rreth 1186-1069 p.e.s.)" dhe përmban perëndeshën Nut. "Kjo është perëndesha Nut. Unë i kam parë pjesët e tjera që i përkasin këtij varri, mendoj se prindërit (e ndjera ishte një vajzë 16-vjeçare) mund të mos kenë pasur shumë para, kështu që ata bënë më të mirën që mundën. ”, shtoi një entuziast i historisë. "Qenfini i saj duket shumë më i bukur, ende në të njëjtin stil të çuditshëm, por shumë më tepër vëmendje dhe dashuri i është kushtuar. Më trondit në zemër sa herë që e shoh."/K.C/dritare.net