Trump kërcënon Iranin: Do ta paguani çmimin për...
Dritare.net

Presidenti amerikan Donald Trump tha në një postim në rrjetet sociale sot se Irani do ta “paguajë çmimin” pasi ka marrë “shumë kohë për të negociuar një marrëveshje”.
“Irani ka vetëm fjalë dhe pa veprime. Bullizuesi i Lindjes së Mesme ka VDEKUR!!! Ata kanë marrë shumë kohë për të negociuar një marrëveshje që do të ishte shumë e mirë për ta; tani do të duhet të paguajnë çmimin!!!” shkroi Trump në Truth Social.
Presidenti nuk specifikoi se çfarë nënkuptonte me “çmimin”, por kjo vjen pasi SHBA tha se kreu një valë të re sulmesh ndaj Iranit të martën, pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak Apache pranë Ngushticës së Hormuzit.
Një zyrtar amerikan i tha CNN dje se sulmet e reja kishin për qëllim të shërbenin si një paralajmërim për Iranin dhe se SHBA beson se ato nuk do të pengojnë negociatat për t’i dhënë fund luftës.
Postimi i fundit i Trump vjen pasi ai u tha gazetarëve gjatë javës se të dyja vendet mund të arrijnë një marrëveshje brenda dy ose tre ditësh./K.C/dritare.net