Na ndiqni edhe në

Bota

Turqia shpall 'non grata' ambasadorët e 10 vendeve perëndimore! Mes tyre edhe të SHBA, Gjermanisë e Francës

Turqia shpall 'non grata' ambasadorët e 10 vendeve

Ankaraja nuk e priti mirë kërkesën e ndërkombëtarëve për lirimin e një lideri të shoqërisë civile, ndaj pasi ka thirrur për shpjegime ambasadorët e 10 vendeve perëndimore, përfshirë atë të Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, ka vendosur t'i shpallë “Persona non grata”.

Do të shpallen si persona të padëshiruar 10 ambasadorët perëndimorë në Turqi, të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Finlandës, Danimarkës, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë dhe Suedisë. Lajmin e ka bërë me dije vetë presidenti turk Erdogan.

Ata kishin nënshkruar apelin për lirimin e filantropistit anti-Erdogan Osman Kavala, i arrestuar prej mbi 4 vitesh.

Kavala ndodhet në burg që nga viti 2017, i akuzuar për financim të protestave dhe pjesëmarrje në një grusht shteti të dështuar./Dritare.net