Video/ Bomba e Luftës së Dytë Botërore shpërthen në brigjet e Danimarkës
E Hënë 4 Dhjetor 2023, 15:03
Dritare.net
Një bombë e kohës së Luftës së Dytë Botërore është shpërthyer në ujërat pranë Langeland, një ishull danez në jug të vendit.
Sipas BBC, një peshkatar njoftoi menjëherë autoritetet pasi bomba prej 130 kg ra në rrjetën e tij.
Xhenierët nga marina daneze e vendosën bombën përsëri në ujë dhe i lidhën një ngarkesë shpërthyese prej 10 kg, duke lejuar një shpërthim të kontrolluar. Shpërthimi ndodhi 15 metra nën sipërfaqe, sipas departamentit të mbrojtjes./dritare.net