Video/ Kërcimi i Princit William në koncertin e Taylor Swift bëhet viral në TikTok
Dritare.net
Mesa duket edhe Princi William është një nga fansat e Taylor Swift. Edhe pse turneu i saj në Londër ka qenë një sukses i madh dhe ka tërhequr mijëra njerëz, nuk do të prisnit që Princi i Uellsit të ishte në tribunat në Wembley. Në një video që po bën xhiron e TikTok-ut, Princi William shihet duke kërcyer në ritmin e "Shake it Off".
I veshur thjesht me një këmishë, xhaketë dhe pantallona, Princi William duket që po argëtohet duke mos marrë parasysh turmën rreth tij.
@kkinldn Shake it off Prince William #princewilliam #erastourtaylorswift #erastour #whiteclawuk ♬ original sound - KK
Taylor Swift dhe partneri i saj Travis Kelce janë fotografuar me Princin William dhe fëmijët e tij. Princi i Uellsit ka qenë në prapaskenë me Princin George dhe Princeshën Charlotte dhe aty është fotografuar me këngëtaren dhe partnerin e saj. Taylor Swift e ka postuar foton në llogarinë personale në Instagram dhe me këtë postim i ka uruar Princin William ditëlindjen e tij./K.C/dritare.net