
Video/ Momenti i sikletshëm, Ursula von der Leyen mbeti pa karrige gjatë takimit me Erdogan!
E Mërkurë 7 Prill 2021, 22:10
Dritare.net
Një situatë e sikletshme ndodhi me presidenten e Komisionit Evropian gjatë takimit të saj me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. Në takimin e fundit Von der Leyen mbeti pa karrige, pasi vetëm një ishte vendosur pas asaj të Erdogan dhe tek ajo u ul presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel. Von der Leyen u detyrua që të ulet në divanin që ishte në sallën e takimit, i cili ishte larg nga Erdogan dhe Michel. Në fytyrën e presidentes së KE-së vihej re sikleti që ndjeu në ato çaste./K.C/dritare.net

















